Pashtetësia mbetet një çështje domethënëse si në nivel global ashtu edhe në Evropë. Vlerësohet se më shumë se gjysmë milioni persona në Evropë janë pa shtetësi ose kanë shtetësi të pacaktuar. E drejta për një shtetësi pasqyrohet në traktate të shumta ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane të Shtetësisë të Këshillit të Evropës të bazuar në parimet e parandalimit të pashtetësisë dhe mosdiskriminimit. E drejta për një shtetësi përbën pjesë të identitetit shoqëror të një personi dhe konsiderohet një portë për gëzimin e një sërë të drejtash të tjera, duke përfshirë aksesin në arsim, punësim, kujdes shëndetësor, strehim dhe lirinë e lëvizjes.
UNHCR dhe Këshilli i Evropës diskutuan pashtetësinë ne dy aktivitete të organizuara më 23-24 shtator në Strasburg. Komiteti Evropian i Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin Juridik (CDCJ) dhe UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët organizuan një takim të ekspertëve të nivelit të lartë i cili u pasua nga një Konferencë ndërkombëtare që mblodhi mbi 130 përfaqësues të lartë të qeverive të shteteve anëtare, autoriteteve kombëtare me ekspertizë të veçantë në çështjet e shtetësië dhe pashtetësisë, gjyqtarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, organizata të shoqërisë civile dhe akademikë, si dhe individë pa shtetësi.
TLAS u përfaqësua nga Av. Anisa Metalla. Ndiqni më tepër mbi fjalën e saj si dhe informacion më të zgjeruar mbi të dy aktivitetet në linkun më poshtë.
